NENA 2 Grua muslimane – Pjetër Marubi – 1884.

Kanuni vdiq

Nietzsche tha: “Zoti vdiq” për të përshkruar humbjen substanciale të vlerave që drejtonte feja17. Disa shqiptarë mund të thoshin po ashtu “Kanuni vdiq”, sepse disa faktorë veçanërisht shoqërorë dhe ekonomikë globalë kanë pësuar shndërrime të theksuara në Shqipëri duke e bërë të vështirë njehsimin e qartë të karakteristikave shqiptare. Nderi, fjala e dhënë dhe mikpritja e kanë rënë keq e më keq. Disa nostalgjikë të vlerave të hershme që paskan humbur, ndjehen keq për këtë tip tranzicioni që na qenka anormal dhe për të cilin roli i gruas vlen si kriter matjeje. Shënjohen mbi gruan përgjegjësia për të këqijat e shoqërisë shqiptare, veçanërisht falë mashtrimit që qarkullon në mediat dhe mjediset artistike shqiptare, aq larg realitetit të përditshëm të grave shqiptare me pengesat që ndeshin në udhën e tyre drejt emancipimit. Sipas disave, ngaqë gratë kanë sjellje tw shthurur, patriarkati u zhduk: “Gratë kanë sot tërë të drejtat, madje tepër.” Mund të drejtohet pyetja se përse disa gra, sidomos këngëtaret pranojnë të qarkullojnë një imazh negativ dhe degradues të gruas. Në realitet këto sjellje janë tipike në shoqëritë patriarkale, të cilave sot nuk u kanë shpëtuar dot ende as dhe vendet evropiane. Ato shihen nga prizmi i burrave, rezultat i një vullneti barazie me burrat. Muzika ngjan si mjeti më i thjeshtë për t’u barazuar me ta, falë fizikut, për pavarësi financiare që mund t’i bëjë të barabarta me burrat. Këto gra denigrohen, ndërkohë që ajo që i denigron realisht janë traditat patriarkale që i përkufizojnë vetëm si seks. Gratë kanë vetëm këtë rrugëdalje për t’u çliruar nga pushteti i burrave. Në të kundërt, intelektualet, të cilat e kanë gjetur përmes studimeve mënyrën për t’u konsideruar të barabarta me burrat, përsëri reduktohen prej këtyre të fundit në seks dhe për rrjedhojë u mbetet e vështirë të shprehin opinionet e tyre në shoqërinë patriarkale shqiptare.

Duhet pranuar se te shqiptarët ekziston një lloj çlirimi dhe progresi në lidhje me gratë. Megjithatë, mbeten gjurmë të kësaj tradite patriarkale të pavetëdijshme përtej kufijve shqipfolës18. Shqiptarët e mërgatës ndeshin probleme të ngjashëm. Ata u gjendën në shoqëri ku gratë zotërojnë shumë më tepër liri dhe u është dashur që, për gratë e brezit të dytë, të përbashkojnë dallimet mes jetës familjare dhe jetës në shoqërinë e vendit ku jetojnë. Sot shumë pak gra shqiptare martohen me jo-shqiptarë, qoftë dhe mes atyre të brezit të tretë. Për rrjedhojë, afërsitë kulturore dhe origjina, në masën që mund t’i afrojnë individët, janë më të fuqishme se ajo që duhet të drejtojë në jetën e një çifti: dashuria. Këto gra e kanë vështrimin të cunguar vetëm sa për të dashuruar shqiptarë, të afta që t’i ndrydhin historitë e mundshme të dashurisë për jo-shqiptarë. Ky veprim është gjithashtu i nxitur prej një patriotizmi paranoiak me synimin se duhet të ruajë kombin dhe gjakun shqiptar. Duhet menduar vështirësia e tyre për me i shpëtu shtrëngesave të rregulluara nga burrat; me marrë rrezikun dhe me u martue me një jo-shqiptar do të thotë të mohohesh nga të gjithë anëtarët e familjes. Ndoshta është romantike dhe naive të mendosh se martesat ndodhin falë dashurisë, por po të pranonim se sot ato bazohen mbi kushtet ekonomike, mungesa e reciproitetit në planin e këtyre nevojave ngjiz për gratë një pengesë të rëndësishme. Përjashtim mbetet rasti kur vajza të mërgatës martohen me djem të ardhur nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia; burimet ekonomike të grave në këtë rast janë më të larta se të burrave. Megjithatë, këta të fundit vendosen me gratë e tyre në apartamente të rinj, kërkojnë punë dhe vendosin të marrin frenat ekonomike të vatrës familjare, ndërkohë që gruas i mbetet të vendoset në familjen e burrit, e mbyllur mes mureve. Nëse Kanuni vdiq, nuk ka vdekur ende për gratë që ndodhen në pragun e paqartë të lirisë së tyre. “Kanuni vdiq, rroftë Kanuni !

Moderniteti shqiptar

“Modern”, ky term është bërë fjala kryesore e shqiptarëve prej një dhjetëvjëçari. Madje dhe një sitcom u krijua në vitin 2002 nën emrin “Familja moderne”. Kjo familje imagjinare dhe karikaturë nuk kishte asgjë prej moderneje, pra diçka prej tipit perëndimor që pretendojnë shqiptarët, por i përkonte një konceptimi që ata kanë mbi modernitetin. Ç’është pra për shqiptarët moderniteti ? Është një konceptim i paqartë. Për disa do të thotë me i ofrue fëmijëve të gjithë mundësitë për lulëzimin e tyre duke respektuar disa vlera familjare. Për të tjerë do të thotë të tërhiqesh krejt prej edukimit të tyre, ndaj fëmijëve u mbetet të bëjnë zgjedhjet ndërsa prindët nuk dëshirojnë të ndikojnë në përfytyrimin që fëmijët kanë mbi limturinë. Më së shpeshti bëhet fjalë për imitim të jetës perëndimore evropiane. Pra, të bësh si të tjerët për të shmangur vështrimin qortues të modernëve të rinj; “Ne nuk jemi të prapambetur” kam dëgjuar të thonë disa shqiptarë. E megjithatë është i qartë dallimi mes trajtimit të djemve dhe vajzave. Fjala moral apo shprehja “ajo ëshë e moralshme” dëgjohet shumë shpesh te shqiptarët, u referohet vajzave në moshë studimesh që i largohen përkohësisht vëzhgimit familjar. Të japësh prova morali do të thotë të mos shkosh me meshkuj dhe të ruash virgjinitetin për burrin e ardhshëm, ndërkohë që në të kundërt burrat nxiten për pasurim të përvojës seksuale. Kjo sjellje tregon një karakter hipokrit të shoqërisë shqiptare sepse nëse djemtë duhet të fitojnë përvojën seksuale me të reja, këto të reja do të jenë patjetër bijat e ca meshkujve të tjerë. Virgjiniteti është për burrin e ardhshëm, dhe sidomos për prindët e tij, një çështje thelbësore që do të përcaktojë zgjedhjen e gruas. Këto zgjedhje kanë lejuar devijim nga ana e grave me qëllimin që të përshtaten me mendimin kolektiv, ruajtjen e virgjinitetit, pa llogaritur edhe një numër sakrificash.

Kurvë

Liria relative që është fituar kundrejt meshkujve, nga gratë që jetojnë në Shqipëri dhe atyre në mërgatë, nuk e ka penguar trajtimin si kurvë të një vajze që frekuenton djalin e një familjeje thjetër. Një grua që ka fëmijë jashtë martese është kurvë; një grua që jeton lirshëm jetën e saj seksuale është po ashtu kurvë; një grua që vjen prej mërgatës është kurvë; një grua që bën studime është kurvë, sepse “nuk e dimë kurrë saktë se ç’bën me djemtë kur është larg shtëpisë”, konstatim që e kam dëgjuar disa herë; një grua që ka një marrëdhënie miqësore me një mashkull është gjithashtu kurvë dhe, nëse është parë të qeshë e të bëjë shaka me të është dyfish kurvë pasi kjo sjellje shquhet si akt i kulluar shthurjeje. Kështu që shumica e femrave shqiptare janë kurva përveç atyre që janë “vajza tfund mira shtëpie”. Këto të fundit që ndeshen më shpesh në familjet më tradicionale konsiderohen si të shëndetshme fizikisht e moralisht, sepse që prej fundit të studimeve në shkollë të mesme janë mbledhur në ndihmën që i japin nënës e në qepjen e tenteneve brenda mureve të shtëpisë; ato presin ardhjen e fatit, princin e kaltër me Mercedes që do u dhuroj jetën e ëndërruar diku larg. Dhe ëndrra nuk është më shumë se shërbëtore në shtëpinë e burrit. Me një vjehërr të kujdesshme, me kunata të vëmendshme dhe me kunetër mbrojtës merret vesh që ajo do të ketë një moral të sprovuar, pasi në asnjë çast të jetës ajo nuk do të ketë rastin të jetë e lirë. Para 20 vjetësh ky ishte fati i shumicës së grave të mjedisit rural shqiptar. Këto çika shtëpie ekzistojnë ende edhe pse numri ka rënë shumë falë faktorëve që i kemi përmendur më sipër. Këto çika shtëpie janë tashmë gjysëm të lira dhe jetojnë në familjet e quajtura moderne. U lejojmë të bëjnë studime sepse ekzistoka një lloj konkurrence intelektuale. Për t’u pëlqyer meshkujve kërkohet një nivel studimi, më saktë mbarimi i shkollës së mesme në moshën 18-19 vjeç. Më pas, nëse nuk janë ende të martuara, kanë mundësinë të ndjekin studimet universitare për të përzgjatur lirinë dhe me atë rast me gjetë një burrë përpara se ta zgjedhë babai. Gratë e lira, domethënë një pakicë që e jeton plotësisht lirinë seksuale, konsiderohen nga pjesa tjetër si kurva. Mungesa e solidaritetit mes grave të kategorive të ndryshme të përshkruara më sipër shpie në vlerësimin e tjetrit si kurvë. Për çikat e shtëpisë të tjerat janë kurva, për gratë gjysëm të lira gratë e lira janë kurva.

Virgjëria

Për shqiptarët kurvë është gruaja që e ka humbur virgjërinë para martese, edhe pse sot marrëdhëniet seksuale pas fejese janë të lejuara heshturazi qëkurse çifti e ka mundësinë të takohet para martese. Virgjëria është një shqetësim i madh për shqiptarët. Vajza e rritur në familje duhet të mbetet e virgjër për burrin e saj të ardhshëm. Shqiptarët e quajtur modernë e konsiderojnë megjithatë virgjërinë e vajzës së tyre më pak të rëndësishme se virgjërinë e nuses së djalit të tyre. Për të martuar djalin ata do të kërkojnë më tepër në tregun e prostitucionit, për kah vajzat e mira të shtëpisë. Po për këtë arsye djemtë e mërgatës do të kërkojnë më lehtë të martohen me vajza të lindura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Këto vajza ofrojnë një garanci më të lartë virgjërie dhe me këtë rast konsiderohen dhe si më të urta. Vajzat e mërgatës konsiderohen si kurva me pretekstin se dalin nëpër disko, zbaviten, pijnë dhe flasin me djemtë. Megjithatë, vajzat shqiptare, pavarësisht origjinës, nuk janë të gjitha virgjëresha. Si do ia bëjnë për t’u martuar dhe për t’u pranuar nga burri i tyre? Miti i virgjërisë dhe i traditave i ka shpënë ato drejt zgjidhjes të ndryshme. Për t’u shpjeguar le të shohim se ç’do të thotë saktësisht virgjëri. Në gjuhën frënge fjala virgjëri është e paqartë, përshenjon një grua që nuk ka patur kurrë marrëdhënie seksuale, pra një femër që nuk e ka humbur himenin. Me përkufizim një burrë nuk mund të jetë kurrë i virgjër. Përkundrazi, termi virgjëri shënjon të dy sekset me këto fjalë: person që nuk ka patur kurrë marrëdhënie seksuale19. Për shkak të karakterit të paqartë të termave të lidhur me virgjërinë e gruas, i lejova vetes të jap unë vetë një përkufizim. Kështu që kam përcaktuar katër tipe femrash: 1. Virgjëreshën. 2. Jo të virgjërën. 3. Gjysëm të virgjërën. 4. Pseudovirgjëreshën. Shpjegimi për virgjëreshën dhe për jovirgjëreshën nuk ka nevojë për të jepet, falë karakterit të tyre të dukshëm. Një gjysëm virgjëreshë është ajo që praktikon sodominë dhe oralin, meqë vagina e saj është e destinuar vetëm për burrin e saj të ardhshëm që ajo nuk e njeh ende. Një pseudovirgjërshë është shpesh një gjysëm e virgjër që e ka rindërtuar himenin e saj, gjë që e themi vulgarisht “riqepje”20. Nga disa cepa na shfaqen dhe pseudovirgjëresha të tjera, falë periodave, duke i bërë të besojnë të fejuarit e tyre se janë të virgjëra. Pranoni faljet zonja nëse zbuloj marifetet tuaja të lashta sa bota vetë. Vajzat shqiptare nuk e jetojnë ende të lira jetën e tyre seksuale. Gjysëm të virgjërat i nënshtrohen burrave duke u dhënë kënaqësi, por pa marrë prej tyre. Ato i nënshtrohen në këtë mënyrë presionit shoqëror të ushtruar prej burrave, shtypje që shpie drejt gjallërimit të zakoneve seksuale, por duke ruajtur guvën e shenjtë të vetvetishme për feminitetin e përkufizuar nga po këta burra. Pseudovirgjëreshat janë në një mekanikë të njëjtë. Humbja e virgjërisë, shpesh për shkak të një gabimi në rini, apo për shkak të marrëdhënieve seksuale të bindshme në një kohë të shkuar, i kthen ato pas një dështimi dashurie në suazën tradicionale familjare. Shqiptarët vlerësojnë se seksualiteti është diçka poshtëruese për vajzat, se i përket me të drejtë vetëm prostitutave dhe grave të martuara. Nëse për shqiptarët të jesh e pamartuar dhe të kesh marrëdhënie seksuale do të thotë të jesh kurvë, përse një nënë shqiptare nuk do të ishte e tillë kur ka marrëdhëne me burrin e vet ? Nëna ime nuk quhet Mari dhe unë jam prova e pakundërshtueshme e një koiti. Zotëroj edhe prova të tjera: me një vëlla dhe një motër, jam i sigurt se prindët e mi kanë patur të paktën tri herë marrëdhënie seksuale gjatë jetës së tyre. Përjashtuar fakti i krenarisë për bëmat e tyre, seksualiteti mbetet tek meshkujt çështje tabu. Një lloj mohimi i seksualitetit vazhdon në shoqërinë shqiptare, bezdi që u shpreh, për shembull, kur u hap tema e dhunës seksuale së ushtruar gjatë luftës së Kosovës. Nuk mund të përmendet kjo çështje pa u ndjerë turpi dhe çnderimi, a thua se këto gra, në këtë shoqëri të quajtur moderne, duhet të qortonin veten për ndonjë faj apo të jetonin të mbyllura e të fshehura nën turp. Edhe këtu gjendet shtysa e burrave për të refuzuar atë që ëshët e dukshme, faktin se nënat janë qenie me seks, po ajo e vërtetë që i bën të kapërcejnë prova.

Burrë i veshur me konstum gruaje katolike – Kel Marubi – 1900-1919.

Divorci

« § 33 nye 13. Grueja a në detyrë : me i a ruejtë nderen burrit ; me i rrogue pa zhibla ; me ndejë nën sundim ; m’u pergjegjë detyrve të kunorës ; me rritë e me mkambë fmin me nderë ; me i ndejë gati me të veshmen e të mathmen (kah e qepmja) ; mos me i u perzie në fejesë të të bijve e të të bijave. »

Shtimi i shpejtë i divorceve tek shqiptarët shihet si një dështim i tmerrshëm. Në rastin më të madh të divorceve faji i vishet femrës. Ajo është grua e paaftë që nuk ka ditur të kënaqë nevojat e burrit të saj dhe ka dështuar për sa i takon detyrave të tilla siç jepen në Kanun në nenin më sipër. Burri është i paqortueshëm, e si mund të jetë kur punon dhe mirëmban familjen? Roli i tij është postulat i kurorëzuar me sukses. Në shërbimet e gruas kundrejt tij, përfshirë marrëdhëniet seksuale si lidhje e vetme me të, vetëm aty mund të gjendet gabimi. Madje, gruaja nuk përfiton kurrë ruajtjen e fëmijëve meqë ata i përkasin familjes së burrit. Një grua e divorcuar i humb krejt lidhjet me familjen e ish-burrit të saj, pra nuk mund t’i shohë kurrë fëmijët e saj. Gruaja e divorcuar e ka njollosur nderin e familjes së saj dhe ka çnderuar veten, pasi nuk ka përmbushur atë çka statuti i gruas i dikton. Ja disa veprime që Kanuni ia autorizon burrit:

« §57 nye 28. Me rrahë burri gruen, nuk bje në faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn të rrahmen. »

« §58 nye 33. Burri ka tager me rrahë e me lidhë gruen e vet, kur te mbrrijë me i a perbuzë fjalen e urdhnit. »

Pjesa më e madhe e grave bëjnë gjithë ç’është e mundur për mos u ndarë nga burri. Mungesa e pavarësisë dhe e mbështetjes i lejon edhe burrit më të lig të luaj me to, t’i tradhëtojë e madje t’i rrahë, ndërsa atyre vetë të mos bëjnë dot gjë tjetër veçse të pranojnë fatin e tyre. Për to divorci është sinonim i së keqes më të madhe. Divorci do të thotë humbje e nderit, turp dhe sidomos paaftësi për të mbijetuar në një mjedis që u mbetet i panjohur. Ndonjëherë mbahen qëllimisht në këtë gjendje varësie prej burrit të tyre që dëshiron të ruajë thelbësinë e tij mashkullore. Divorci është sot shprehje e konstatimit të grave që nuk duan më të pësojnë drejtimin prej burrit dhe që i kanë mundësitë financiare të çlirohen prej peshës së tij. Simone de Beauvoir i krahason marrëdhëniet në çiftet e martuara me relacionin mes pronarit e skllavit. Ja se ç’na thotë:

“Edhe pronari dhe skllavi janë lidhur nga një nevojë reciproke ekonomike që nuk e çliron skllavin. Por në raportin pronar-skllav, pronari nuk e vendos nevojën që ka për tjetrin; ai e ka pushtetin ta përmbushë këtë nevojë pa e vendosur në mes të raportit; e kundërta, skllavi në varësinë, shpresën dhe frikën i brendëson në nevojën që ka për pronarin; urgjenca e nevojës, e barabartë për të dy, luan gjithnjë në ndihmë të shtypësit dhe jo të shtypurit.21

Masa e divorceve për vtin 201222. Masa e divorceve = (Numri i divorceve/Numri i martesave) x 100.

E po të ishte nëna shqiptare prostitutë ?

Kudo në botë prostituta është parë si mbeturinë e shoqërisë, si pjesa në shkallën më të ulët shoqërore; e njëjta gjë ndodh te shqiptarët. Shpesh është varfëria e ekzistencës që i shtyn gratë drejt këtij zanati. Bëhet pra e vështirë të përcaktosh nëse është me të vërtetë zgjedhje. Duhet të pyesim në fakt se në ç’moment gruaja shqiptare e ka mundësinë e zgjedhjes. Vajza, që prej moshës së saj më të re, është nën kushtin t’u shërbejë burrave; edhe në adoleshencë ajo shihet si një nuse e ardhshme, e martuar është reduktuar në mëmësi ende pa u bërë nënë skllave e burrit dhe e fëmijëve të saj.

“Gruaja e martuar është skllavja që duhet të dijmë si ta hipim në fron.” Balzac23.

Nëna është universalisht qenie e shenjtë, e paprekshme. Çdo ide e degradimit të personit të saj përbën sakrilegj. Sepse ajo është një qenie e shenjtëruar në altarin e mëmësisë; ajo është e përkushtuar ndaj burit dhe fëmijëve të saj; ajo është virgjëreshë, mit i paseksuar për këta të fundit, dhe pikërisht për të njëjtën arsye ajo është e reduktuar vetëm në qenien e seksuar, pra në qenien e Tjetrit. Citimi i Balzac-ut e përmbledh mirë ç’është nëna për shqiptarët. Pikërisht atëherë kur ajo i zotëron karakteristikat e skllaves dhe prostitutës, ajo është mbretëreshë në fron për fëmijët e saj. Kjo hipokrizi e shoqërisë shqiptare kundrejt nënës e ngre atë në statusin e lartë të prostitutës. Ndërkohë që mbrojtësit e patriarkatit, trashëgimtarët e sistemit feudo-tribal shqiptar, skllavërojnë gratë e tyre duke poshtëruar gratë që kërkojnë të fitojnë pavarësi dhe të fitojnë barazi me burrat. Po këta meshkuj punojnë që vajzat të krahasohen me prostitutat, të katandisen vetëm në çka i përcakton si seks. Ato detyrohen të përvetësojnë të tillë sjellje me burrat pasi nuk mund të përkufizohen dhe të fitojnë një seksualitet të tyre. Shqiptarët vënë re vetëm pjesën e dukshme të ajsbergut, lirinë seksuale, pa kuptuar se tërë pjesa e mbuluar është kërkesa feministe, dëshira për barazi dhe vullneti i tyre për të mos u shquar më si Tjetri. Çdo përpjekje për liri nga ana e grave nuk do të thotë vetëm kërkim i lirisë seksuale, aty ku katandiset në kuptimin e shqiptarëve. Tipike, sepse këta të fundit i shohin prostitutat vetëm përmes prizmit të seksualitetit. Sipas tyre, gjithë ç’ka lidhje me seksualitetin ka lidhje me prostitucionin, dhe gjithë ç’ka lidhje me lirinë i takon seksualitetit. Ndaj dhe një vajzë e lirë është për ta vetëm kurvë. Mirëpo ne e pamë se statusi i nënës postulon se ajo e ka një jetë seksuale. Kështu që dallimi thelbësor mes një nëne shqiptare dhe një prostitute nuk qëndron te seksualiteti, por në çlirimin financiar kundrejt meshkujve.

Pamë se nëna shqiptare nuk zotëron asnjë pavarësi ekonomike; nëse punon, kjo ndodh sepse burri është dakort; paraja që fiton administrohet nga ky, ndërkohë që prostitutat administrojnë vetë portofolin e tyre. Nënat janë prostitutat e fshehta të shoqërisë shqiptare, por pranohen prej saj sepse ato marrin përsipër një klient të vetëm, madje dhe të pabesë. Për shqiptarët vajzat e mira të shtëpisë janë ato që do të jenë prostitutat e reja të këtij tipi; shtëpiaket dhe nënat janë prostituta në funksion; nëse Xhek kasapi do të kish qëlluar në Shqipëri, viktimat e tij nuk do të ishin prostitutat, por shtëpiaket. E pse mos këndellemi të nderuar zotërinj? Mund të thërrasim pa kompleks: “Të tëra kurva! Edhe nënat e motrat tona!”

Për ta mbyllur këtë artikull me nota humori, ju propozojmë të dëgjoni këngën e GiedRé : “TouTes des puTes.” (Të tëra kurva). Përkthimi i këngës është me poshtë.

Çikat qe lindin zveshur janë shumë kurva.
Çikat qe ju tregojn gjinin femijës e tyre janë shumë kurva.
Çikat qe e zveshin gaçet të gjinkologu janë shumë kurva.
Çikat qe janë te zveshur në dush janë shumë kurva.

Të tëra kurva, të tëra lavire, janë vertëte të tëra kurva.
Të tëra kurva, të tëra lavire, janë vertëte të tëra kurva.

Çikat qe prekun duke qitur tampona janë shumë kurva.
Çikat qe nuk veshin asgje nëne veshjet e brendshme janë shumë kurva.
Çikat qe lejojnë të preket kur bënë nje mamografi janë shumë kurva.
Çikat qe janë të zveshur nër sy të dokorit legjiste janë shumë kurva.

Et si la mère albanaise était une prostituée ? (1/2)

Shënimet në fund të faqes të pjesës e dytë :

17 Friedrich Nietzsche, Kështu foli Zarathustra, Në botimin francez, Paris : GF-Flammarion, 2006, fq. 47.
18 Ja një anekdotë personale : një shqiptar që beson se është modern dhe i çliruar prej vlerave patriarkale shqipare po kalin një mbrëmje me miq të thjerë në shtëpinë time. Niset t’i japë një puthjenë faqe motrës sime që gjendet para tij, por kërkon autorizimin tim. I them se motra ime është në moshë të pjekur dhe se nuk e drejtoj unë sjelljen e saj, mjaft ta pyeste dhe nëse aj odo të ishte dakort do t’ia bënte të ditur. Motra ime e çuditur pranoi t’ia jepte puthjen. Por ajo më vonë më tha se ndihej e fyer, pasi sipas tij ajo nuk ekzistonte si person, se varej nga vëllai i saj, pra nga unë, se unë drejtoja veprimet dhe gjestet e saj. Ishte shprehje e qartë e dominimit mashkullor, e rrethanës në të cilën zhvillohen sot shqiptarët e mërgatës.
19 Përkufizimet e fjalës “virgjëreshë” dhe “virgjëri” janë nxjerrë nga Petit Robert, botim i vitit 2014.
20 Termi teknik është: hyménoplastie.
21 Simone de Beauvoir, Le deuxième sexe: vëllimi I, Paris: Édition Gallimard: folio essais, 1949 ribotim i vitit 1976, fq. 22-23.
22 Statistikat e të dhënave për Kosovën janë të vitit 2012. I jam referuar këtij viti që të jap një krahasim sa më të afërt me vendet e tjerë.
23 Simone de Beauvoir, Le deuxième sexe: vëllimi I, Paris: Édition Gallimard: folio essais, 1949 ribotim i vitit 1976, fq. 193.

Burimet

Veprat :
  • DOJA Albert, Të lindesh e të rritesh tek shqiptarwt: ndërtimi kulturor i personit, Paris : Édition l’Harmattan, 2000.
  • GJEÇOVI Shtjefën, Kanuni i Lekë Dukagjinit: The Code of Lekë Dukagjini, Albanian text with parallel English translation by Leonard Fox, 1874-1929 (Gjeçovi), 1989 (Fox), New York : Gjonleka Publishing Company. 269 p.
  • GJEÇOVI Shtjefën, Le Kanun de Lekë Dukagjini : Traduis de l’albanais par Christian Gut sur l’édition de Shtjefën Gjeçovi. Pejë : Dukagjini publishing House, 2001, 298 p.
  • DE BEAUVOIR Simone, Le deuxième sexe : tome I : Les faits et les mythes, Paris : Édition Gallimard : folio essais, 1949 renouvelé en 1976, 409 p.
  • DE BEAUVOIR Simone, Le deuxième sexe : tome II : L’expérience vécue, Paris : Édition Gallimard : folio essais, 1949 renouvelé en 1976, 652 p.
  • NIETZSCHE Friedrich, Ainsi parlait Zarathoustra, traduction par Geneviève Bianquis, Paris : Flammarion 1996, 2006 pour cette édition, Paris : Aubier pour la traduction, 1969, 477 p.
  • CORBIN Alain, Le mal nécessaire ?, l’Histoire : Prostitution : de la tolérance à la prohibition, janvier 2013, n° 383, p. 38-41.
  • RIPA Yannick, Comment on a aboli les maisons closes, l’Histoire : Prostitution : de la tolérance à la prohibition, janvier 2013, n° 383, p. 42-51.
  • FRONDIZI Alexandre, Les trottoirs de la Goutte-d’or, l’Histoire : Prostitution : de la tolérance à la prohibition, janvier 2013, n° 383, p. 52-55.
  • REVENIN Régis, Du côté des garçons, l’Histoire : Prostitution : de la tolérance à la prohibition, janvier 2013, n° 383, p. 56-57.
  • TARAUD Christelle, Visite au Sphynx d’Alger, l’Histoire : Prostitution : de la tolérance à la prohibition, janvier 2013, n° 383, p. 58-61.
  • DUPONT-MONOD Clara, Faut-il interdire la prostitution ?, l’Histoire : Prostitution : de la tolérance à la prohibition, janvier 2013, n° 383, p. 62-65.
  • KADARÉ Ismaïl, Le Général de l’armée morte, Paris : Albin Michel, 1970, 287 p.
  • KADARÉ Ismaïl, Avril brisé, Paris : Fayard, 1981, 216 p.
  • KADARÉ Ismaïl, Eschyle ou le Grand Perdant, édition revue et augmentée, Paris : Fayard, 1988, 1995 pour l’édition augmentée. 185 p.
  • KADARÉ Ismaïl, La Fille d’Agamemnon, Paris : Fayard, 2003, 123 p.

Webfaqe :

  • http://www.wellnesskliniek.com/fr/chirurgie-genitale/reconstruction-hymen
  • http://www.chirurgien-esthetiqueparis.com/Hymenoplastie
Statistikat të martëses dhe divorcit :
  • http://www.bfs.admin.ch/bfs/portal/fr/index/themen/01/06/blank/key/06/06.html
  • http://www.bfs.admin.ch/bfs/portal/fr/index/themen/01/06/blank/key/05.html
  • http://www.insee.fr/fr/methodes/default.asp?page=definitions/taux-divorce.htm
  • https://ask.rks-gov.net/ENG/latest-news/328–press-release-marriages-and-divorces
  • http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx

Voir les écrits de lumière de SHKODËR