Të gjitha ilustrimet në këtë artikull janë vepra të Agim Sulaj. Të gjitha janë botuar me lejen e artistit.
“Liri”. Piktur ne vaj.

Kush kishte dyshuar se Shqipëria, shtet i konsideruar më i mbyllur në botë mbas viteve të 60-ta, ishte vendi ku do të lind një revistë satirike ? Megjithatë kjo ndodhi mbas Luftës së Dytë Botërore, revista e titulluar « Hosteni » u botua. Regjimi komunisto-komik i Enver Hoxhës, në fakt, kishte dëshirë të bën tallje, por tallja në vetveten nuk ishte e pranushme, këte do e dëshmon Mehmet Shehu, i dyti i regjimit. Ky i fundit u gjet i vrarë në dhomën e tij: një plumb mbas kokës dhe një tjetër mbas shpine. Vetëvrasje do të thoshim. Do të ishte e besushme duke e ditur se pas aleancës me Mao Ce Tung-in, Shqipëria mirëpriti një turmë prej akrobatësh kinezë nga cirku më prestigjioz i lindjes së largët. Ata ju mësuan shqipëtarëve artin e përkulshmërisë. Por nuk zgjati ngase, ata ju kishin ndaluar fazën e dytë të trajnimit të tyre : përkulshmërinë e mendjes. Ky dështim ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes midis Stani-it shqiptarë dhe Oli-t kinezë. I vetmi mister në rastin « Shehu », thoshin mjekët, qëndron në injorimin për të ditur se ai filloi të shtënat nga koka apo nga shpina. Kjo komedi karaktesitike shqiptare kishte shenja të paparashikushme. Në fakt, Shqipëria, e cila ishte dikur mbretëria e një klounit1, fillonte mirë ardhmërinë e saj ; deri sa e kuptuam se me sistemin e saj bankar piramidal2, Shqipëria ishte mbretëria e një klounit e trishtueshme. Pra, do ishte pa vështirësi se në këtë ambient përmbledhës trashanik dhe më një gaz kolektiv, u dallua personazhi i cili do të na intereson në këtë artikull.

“Burokracia.” Faqja e parë e një edicioni të vitit 1987.

Agim Sulaj është një piktorë i lindur në Tiranë, më 6 shtator 1960. Rritet në Vlorë, ku në vitin 1978 përfundoi studimet e shkollës së mesme. Më pas filloi Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1979, fitoi çmimin special të inkurajimit, gjatë një gare vjetore e organizuar nga revista satirike shqiptare « Hosteni ». Megjithëse ende nuk i kishte mbaruar studimet e tij, në vitin 1982, Agim Sulaj doli fitues me çmimin e parë në këtë garë. Me diplomë në xhep në vitin 1985, ai angazhohet nga revista satirike afër së cilës tani më ai ishte i njohur. në vitin 1986, për herë të parë punimet e tij janë paraqitur në Galerinë Kombëtare të Tiranës. Në të njëjtin vitë, ai merr përsëri çmimin e parë në garën e organizuar nga revista në të cilën punonte. Në vitin 1988, emri i tij tejkalon kufijtë shqipëtarë, ai kësaj here e fiton çmimin e parë në Seres të Greqi-së, në garat e vizatimit me laps të shteteve ballkanike. Megjithatë, Agim Sulaj nuk është një satiristë i thjeshtë, vizatimet e tij mirëmbajnë një identitet vërtetë surrealistë. I lindur nga dadaizmi, surrealizmi është fillimishtë një lëvizje letrare dhe artistike që në fillim të shekullit njëzet. Kjo lëvizje synon shprehjen e një ideje ose një mendimi jashtë të gjitha konventave shoqërore dhe të lirë të përfaqësimit logjikë (Salvador Dali, Rene Magritte). Derisa surrealizmi e shtrembëron realitetin, hyperrealizmi, ndërkohë, përpiqet të riprodhon sa më të përkryer që është e mundur, aq afër sa që piktura mund të jetë habis me një fotografi. Agim Sulaj ushtrohet paralelisht me këtë disiplinë me prejardhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1989, ai realizoi një piktur ne vaj e cila do të bëj ta njohin akoma më shumë për publikun e gjerë : « Kreu i Ali Pashë Tepelenës, i paraqitur Sulltan Mehmet-it II » (Shih pikturën numër 1 në galerinë më poshtë). Piktura është paraqitur në vitin 1990 në muzeun e « Ali Pashës » në Janinë të Greqis.

« Tre vëllezërit ». Piktur ne vaj.

Në vitin 1992, Agim Sulaj nxjerr në pah punimet e tij në një ekspozitë në Rimini. Afrueshmëria e tij me këtë qytet bën që ai të vendoset për të banuar në vitin 1993. Në vitin 1997, disa nga pikturat e tij ne vaj janë ekspozuar në New York. Në 2005, gjatë një ekspozite të organizuar në bashkpunim me Galerinë Ndërkombtare të Tiranës dhe Galerinë e Arteve të Bukura të Prishtinës mbi temën e Skënderbeut, ai shfaq pikturën e tij mbi heroin ndërkombtarë shqiptarë. (Shih pikturën numër 2 në galerinë më poshtë). Megjithatë, piktori shqiptarë nuk ndalon së marruri pjesë në gara të ndryshme internacionale që kanë për bazë humorin dhe karikaturën. Shpeshherë ai fiton çmime, qoftë në ato karikaturale apo sipas temës të përcaktuar në konkurs. Si për shembull, vizatimi i tj « I huaji » fiton çmimin e parë në garën ndërkombëtare të vizatimit në Tourcoing në vitin 2006 (Shih vizatimin numër 8 në galerinë më poshtë). Ai nderohet gjithashtu me çmime në Itali, në Turqi, në Greqi, në Shqipëri, në Kosovë, në Gjermani, në Spanjë, në Portugali, në Luxenburg, në Belgjikë, në Poloni, në Bullgari por edhe në Kinë, në Brazil, në Iran si dhe në Siri. Prezenca e tij në këtë fushë, bën që ai të bëhet një ndër anëtarët e jurisë së konkurseve të ndryshme në të cilat ai kishte marr pjesë me sukses.

« Arratisja ». Vizatim me laps.

Punimet e Agim Sulaj nganjëherë përputhen në dy tabela (shih pikturën e Nënës Terezë më poshtë). E para, ajo ne vaj, më e thellë dhe e ngushtë, është magjepsës nga teknika e saj veqanërisht kur ajo është hyperrealiste. E dyta, ajo me vizatime surrealistë e satirike, nëpërmjet të cilave ai ofron vizionin e tij të shoqërisë, e cila është aq tërheqëse në qëndrimet e saj. Pavarësisht në rrjedhën artistike në të cilët shprehet, temat që përzgjedhë Agim Sulaj janë të njëjta. Fëmijëria mbetet një temë e përsëritur : zbavitjet e thjeshta të të miturve, plazhet shkëmbore të Vlorës janë kujtimet e fëmijërisë së tij. Liria, ky kusht njerëzor që ishte aq i mangët në Shqipërinë komuniste është një ndër temat e tij më të preferuara. Temat e tjera, po aq të përgjithëshme sa edhe aktuale si : varfëria, uria, imigrimi, ambienti dhe feja janë bagazhet artisitike të tij, ose më saktë, valixhja e shqyer në karikaturën e tij « I huaj » e cila, përmes udhëtimeve të tij, përmban një pjesë të vetëvetës së tij.

« Nënë Tereza » Piktur ne vaj (Surrealiste dhe hyperrealiste.)

Ambicia e vetme e këtij artikulli është që t’ju njoftojm me artistin Agim Sulaj dhe punimet e tij. Prandaj, ne ju nxisim me shumë zell që ta zbuloni punën e tij duke e vizituar web side-in e tij: agimsulaj.com. Poashtu ju keni mundësin të gjeni një pjesë të punimeve të plota në vendndodhjen e punëtorisë Andre Gjirard: http://www.atelier.angirard.com/expositions/agim-sulaj/

Teksti është i përkthyer nga frengjishtja në shqip nga Ardita Zeqiri.

Galeria

[/et_pb_text]

1. »Kreu i Ali Pashë Tepelenës, i paraqitur Sulltan Mehmet-it II ». Piktur ne vaj.

1. »Kreu i Ali Pashë Tepelenës, i paraqitur Sulltan Mehmet-it II ». Piktur ne vaj.

3. “Natyra dhe njeriu”. Akrilik.

4. “Libri”. Piktur ne vaj.

5. “Toka ime”. Piktur ne vaj.

6. “Deti”. Piktur ne vaj.

7. “Natyrë e vdekur”. Piktur ne vaj.

8. “I huaji”. Vizatim me laps.

9. “Etja”. Akrilik.

10. “Ujë”. Vizatim me laps.

11. “Ëndrrat të shpartalluara”. Piktur ne vaj.

12. “Në gjurmët e babait të tij ” Piktur ne vaj.

13. “Europa”. Akrilik.

Shënime

1. Në vitin 1913, Otto Witte, një kloun gjerman, i shkon në mendje që të zëvendëson me dinakëri nipin e Sulltanit i cili ishte kurorëzuar me titullin si Mbreti i Shqipërisë. Ai arriti përgjatë 3 ditëve të mashtroj elitën shqiptare, sikur të kishte qenë vërtet mbret; ai madje zotëronte një harem. Ai vdiq në vitin 1958. Mbishkrimi i tij në funeral dëshmon akoma sot : Ish-Mbret i Shqipërisë.
2. Të frymëzuar nga « Piramida » Ponzi, ky sistem financiar shkaktoi shkatërrimin e shqiptarëve. Në vitin 1997 kishte trazira të forta, duke shkaktuar për pak një luftë civile.

Burimet

Punimet :

  • Manifestes du surréalisme. André BRETON – Folio.
  • Dada est tatou. Tout est dada. Tristan TZARA – Flammarion

Faqet :

  • www.agimsulaj.com
  • http://www.ecc-kruishoutem.be/Agim_Sulaj_FR.html
  • http://www.irancartoon.com/120/New%20Folder/Agim.htm
[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]