Tre filterat e Sokratit :
Një njeri vjen te Sokrati dhe i thotë : A e din çka po thonë njerëzit për ty ? Sokrati i thotë jo. Ai njeri i thotë qe të tregoj. Sokrati i thotë jo prit njëherë. Këtë informatë qe donë me ma tregu a e ki qit në 3 filtera ? Ai i thotë jo çfarë filtera ? Soktrati i thotë që filteri i parë është filteri i vërtetës, këtë qe donë me më tregu a është e vërtetë ? Nuk e di i thotë ai vetëm çka me kanë thonë. Filteri i dytë i thotë Sokrati është filteri i të mirës. Çka ki me më tregu a është diçka e mirë ? Jo nuk është bash e mirë i thotë ai. Filteri i tretë, vazhdon Sokrati është filteri i dobisë. Çka ki me më thonë a është e dobishme? Jo i thotë ai. Dhe Sokrati përfundon dhe i thotë : çka po donë me tregu nuk është e vërtetë, nuk është e mirë as nuk është e dobishëm, atëherë pse po donë me tregu ?
