Edon Duraku

Përkrahësit e LDK-së dhe disa mbrojtës të Islamit në Kosovë nuk pëlqehen njëri-tjetri, por ata kanë një gjë thelbësisht të përbashkët.

Përkrahësit e LDK-së argumentojnë se SH.B.A. e çliroi Kosovën nga sundimi serb, dhe mbrojtësit e Islamit argumentojnë se Perandoria Osmane çliroi shqiptarët nga pushtimi serb i Dushanit. Këto dy fuqi kështu do të kishin bërë të mundur ruajtjen e identitetit shqiptar në Ballkan dhe në Kosovë. Për përkrahësit e LDK-së, SH.B.A. nuk është pushtuese, ndërsa për mbrojtësit e Islamit, Perandoria Osmane nuk ishte pushtues. Të dyat në të vërtetë mbështesin kodet dhe ligjet që imponon pushtuesi i ri. Mbështetësit e LDK-së dhe mbrojtësit e Islamit janë mjaft të nënshtruar në të njëjtën mënyrë ndaj pushtuesit të ri.

Prandaj ata duhet ta duan njëri-tjetrin më shumë, sepse janë të lidhur në mënyrë të brendshme nga servilizmi dhe aftësia e tyre për t'u nënshtruar.

Ne duam pavarësi, barazi, liri dhe demokraci. JO nënshtrim !

Edon Duraku
04.09.2020