Shqip
Edon Duraku

Gjeopolitika, kjo mask i një bashkëpunëtori të një vrasësi, ky pretekst me të cilin i lajmë duart pa kompleks, cila na ngrin në mosveprim, cila na redukton në vëzhgues të shtangur përpara dhunës së tmerrshme që ushtrohet para nesh. Kjo gjeopolitikë e cila e ndau botën në dy kategori, atë të më të fuqishmes dhe atë të më të dobëtës.

Kjo gjeopolitikë e cila i copëtoi shqiptarët në territore të ndryshme, ajo kundër së cilës shqiptarët e Kosovës u desh të luftojnë dhe duhet të luftojnë edhe sot për të mbrojtur identitetin e tyre. Sot shqiptarët janë më shumë në krah të të fuqishmëve, madje as me këtë pozicion nuk arrijmë që shtetet e tjera të na njohin si të pavarur. Çështjet gjeopolitike mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe ne mund të humbasim atë pak që kemi arritur të ruajmë me sakrificën tonë. Çfarë do të mbetet nga e gjithë kjo? Vlerat e drejtësisë, solidaritetit ndërkombëtar, të drejtat e njeriut. Kjo është ana me të cilën do të isha gjithmonë pranë.

Po e shprehi këtu solidaritetin tim më të madh me popullin palestinez. Fitorja juaj do të jetë e jona dhe e të gjithë popujve të shtypur kundër të cilëve gjeopolitika imponohet.

Edon Duraku
15.05.2021