Sa e kam gjetur një screenshot të një artikulli të Gazetës Express botuar gjatë protestës me 1 shtator 2016 në Prishtinë, duke kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Siç e shikoni në titull, në fotografi mund të shohim maskat që janë edhe të rrethuar nga Gazeta Express.
Kur e shikova këtë artikull, isha në mes të ngjarjes dhe isha duke shikuar rreth meje, nuk pashë asnjë maskë. Duke shikuar pra imazhin me vëmendje, e paraqitur vetëm më të vogël në tablonë e artikullit të Facebook-ut, gjë që vëren se në të vërtetë janë vizatime. Disa maska vulgare jane vizatuar në fytyrat e disa protestuesve. Nëse zmadhoni pak, do të shihni se këto janë linja të thjeshta të vizatuar në fytyrë. Duke parë këtë, shkruaj menjëherë një koment për të denoncuar këtë manipulim, por komenti u hoq vetëm 2 minuta më vonë.
Gazeta Express është një gazetë në internet që është jashtëzakonisht popullore në mediat sociale në Kosovë. Ajo ka mbi një milion njërz qe e përcjellin në Facebook dhe është pron e Berat Buzhalës, një ish deputet i PDK-es, partia në pushtet në Kosovë që nga viti 2007. Për vite të tëra, kjo parti është duke u përpjekur me të gjitha mjetet për të kriminalizuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Gazeta Express është shembulli më i keq i asaj që po ndodh në mediat në Kosovë. Nëse artikujt e tyre janë jashtëzakonisht mediokër, të ndrojtur dhe budallenj, ata janë kryesisht gënjeshtarë të vrazhdë dhe manipulues, pa respekt për lexuesit e saj dhe shqiptarët në përgjesi.

