Shqip
Edon Duraku

KUKUMI

Filmi Kukumi, i gjiruar nga Isa Qosja, ku janë marrë pamjet më poshtë, tregon historinë e tre personave me aftësi të kufizuara mendore. Ndërsa fillon lufta në Kosovë, qendra në të cilën ata qëndrojnë është braktisur nga gjithë personeli serb. Të dorëzuar vet ,ata do të enden në Kosovë dhe do të përballen me botën e njerëzve të ashtuquajtur "normal". Shumica e takimeve që do të kenë do të shkojnë keq. Ata do të jenë viktimat e bezdisjeve (talljeve), dhunës fizike, përpjekjeve të dhunimit dhe mashtrimeve. Në fund të aventurave të tyre dhe pas përvojave të këqija me botën "normale", ata përsëri do të strehohen në qendrën e tyre spitalore, duke menduar për mbylljen e gardhit pas tyre.

Pas konflikteve të vazhdueshme, dhunës reale që ekziston në botën tonë dhe veçanërisht në Kosovë, ne shpesh i harrojmë thelbësoret, ne e kemi mosperfill fatin e më të pafavorshmit, më të brishtit. Duke marrë pak distancë, duhet të pyesim veten për këtë aktualitet politik absolutisht shpërfillës që po ndodh tani në Kosovë. Cfare është thelbësore? Për të luftuar së pari këtë pandemi të mallkuar, po. Më pas, nuk më intereson nëse Albin Kurti është Kryeministër apo jo, nuk më intereson raporti i Dick Marty, nuk më intereson flamuri shqiptar dhe kombi shqiptar për sa kohë që ne injorojmë shqetësimet e vërteta të njerëzve të këtij vendi.

Nga ana ime, unë gjithashtu do të mbyll gardhin dhe do të qëndroj me këta njerëz për të cilët kam shumë më tepër respekt dhe simpati.

Edon Duraku
25.04.2020