Zbulimet në fushën e shkencës dhe të teknologjisë, për shkak të avancimeve informatike, kanë pasur efekte të dyfishta negative: nga një anë i kanë nxitur orekset dhe aspiratat e të tjerëve për mënyrën dhe për standardin e njëjtë të jetesës (të cilin e shohin në ekranet e TV-së), kurse nga ana tjetër, janë ngushtuar mundësitë e tokës për mbajtjen e civilizacionit, sepse në njërën anë është duke u shkaktuar debalansi ekologjik, kurse në anën tjetër janë duke u shumëfishuar efektet negative të rritës demografike të njerëzimit.
