Ekzistojnë tri lloje dhune.
E para, nëna e të gjitha të tjerave, është dhuna institucionale, ajo që e legalizon dhe e përjetëson dominimin, shtypjen dhe shfrytëzimin, ajo që i shtyp dhe i bluan miliona njerëz përbrenda mekanizmave të saj të heshtur e të lubrifikuar.
E dyta është dhuna revolucionare, që lind nga vullneti për ta shuar të parën.
E treta është dhuna represive, që ka për qëllim ta shuaj të dytën, duke u bërë ndihmëse dhe bashkëpunëtore e dhunës së parë, asaj që lind të gjitha të tjerat.
Nuk ka hipokrizi më të madhe sesa me e quajt dhunë vetëm të dytën, duke bërë sikur harrojmë të parën që e lind, dhe të tretën që e vret.
