Jo, shoqëria shqiptare nuk është në krizë, ose të paktën u kon gjithmonë në krizë. Burrat kanë vrarë gjithmonë gra, vetëm qe sot është bërë më e dukshme. Në një të shkuar jo shumë të largët, kemi degju se filanit i kishte vdekur gruaja sepse u sëmu pa pritmas, gruaja e tjetrit u vra nga shkelma e kalit, një tjetër u vra sepse e ka rrok rryma, një tjetër sepse ra nga shkallët, një tjetër sepse nuk u kon mentalisht mirë dhe ka kërcy prej dritares, një tjetër sepse i ka mbet korja e pitës në fyt. Po, burrat kanë vrarë gjithmonë gratë, kjo quhet feminicid. Sot fatmirësisht burrat kanë më pak mundësi për të fshehur krimet e tyre.
